Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçar në banesën e tij në Mitrovicë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçar në banesën e tij në Mitrovicë
policiashiriti
12/07/2026 - 14:25
Linku u kopjua

Një 25-vjeç ar është gjetur pa shenje jete sot në banesën e tij në Mitrovicën e Jugut.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti tha se rasti ka ndodhur rreth orës 08:20 ku pas daljes në terren të njësive policore dhe ekipeve mjekësore është konstatuar edhe vdekja e viktimës.

Sot, rreth orës 08:20 , Policia ka pranuar informatën se në një  banesë  në Mitrovicën e Jugut, është gjetur pa shenja jete një mashkull, 25-vjeçar. Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës”, tha Zahiti.

Me urdhër të Prokurorit, pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026