Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri të cilat dyshohet se janë përdorur në vrasjen e cila ndodhi në Prishtinë, ku mbeti i vrarë një person dhe një tjetër u plagos.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se armët e përdorura në kryerjen e veprës penale janë gjetur të fshehura në magjistralen Prishtinë-Mutivodë, raporton KosovaPress.
“Rr. ‘Bajram Kelmendi-Rrustem Hyseni’, Prishtinë / 25.03.2025 – 22:25. Lidhur me rastin e datës së lartcekur Policia e Kosovës ka siguruar informacione se armët e përdorura në kryerjen e veprës penale të lartcekur gjenden të fshehura në magjistralen Prishtinë - Mutivodë. Lidhur me rastin në lokacion kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe në konsultim me prokurorin e rastit kanë bërë sekuestrimin e tri armëve të zjarrit: një armë zjarri AK 47, një armë zjarri e tipit TT dhe një armë zjarri COLT’, thuhet në njoftim.
Në raportin e policisë thuhet se po vazhdojnë të punojë intensivisht në hetimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.
Lexo edhe: