Gërvalla pret në takim kryetaren Zupançiq, ja çfarë diskutuan
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka pritur sot në takim kryetaren e Parlamentit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq.

Zgjerimi i bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, mbështetja e Republikës së Kosovës në rrugën e integrimit euro-atlantik dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, ishin disa nga temat në fokus të takimit të tyre.

Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla e falënderoi Kryetaren e Parlamentit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq për mbështetjen që deputetët slloven i kanë dhënë Republikës së Kosovës në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, përkatësisht mbështetjen në arritjen e 82% të votës pro anëtarësimit nga Asambleja Parlamentare e KiE.

Ministrja Gërvalla në takim me kryeparlamentaren sllovene paraqiti të arriturat e Republikës së Kosovës në shumë fusha dhe mundësitë e mëdha të investimeve në vendin tonë, duke theksuar potencialin e madh të të rinjve.

Ministrja Gërvalla dhe Kryetarja Zupançiq riafirmuan përkushtimin e tyre për të thelluar më tej bashkëpunimin bilateral dhe për të eksploruar mundësi të reja që do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët e të dyja vendeve./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024