Vizita në veri, Sveçla: Sfidat e vitit 2024 nuk na kanë ndalur dhe na kanë forcuar
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Vizita në veri, Sveçla: Sfidat e vitit 2024 nuk na kanë ndalur dhe na kanë forcuar
Vizita në veri, Sveçla: Sfidat e vitit 2024 nuk na kanë ndalur dhe na kanë forcuar
31/12/2024 - 15:50
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas vizitës në veri së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, tha se puna e palodhshme e gjithë zyrtarëve policor, garanton mbrojtje e siguri për Republikën.

“Në mbyllje të vitit 2024, me Presidenten e Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani Sadriu, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha dhe Zëvëndësdrejtorin Fehmi Hoti vizituam zyrtarët e Policisë së Kosovës në Drejtorinë Rajonale të Mitrovicës së Veriut. Puna e palodhshme e gjithë zyrtarëve policor, atyre që takuam dhe e atyre që janë të vendosur në çdo cep të vendit tonë, garanton mbrojtje e siguri për Republikën tonë. Sukseset e Republikës sonë ju takojnë atyre që janë të gatshëm të sakrifikojnë edhe jetën e tyre për sigurinë e qytetarëve tanë pa dallim dhe vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Sveçla poashtu tha se në sheshin e Mitrovicës së Veriut takuan fëmijë që me ngazëllim presin ndërrimin e motmotit.

“Puna jonë e përditshme dhe e pandalshme ju dedikohet atyre dhe të ardhmes së tyre, të sigurt e prosperuese në vendin tonë. Pas këtyre vizitave, festën i’a uruam edhe Ramadan Behramit në Kroin e Vitakut i cili përkundër sfidave e kërcënimeve të vazhdueshme nuk hoqi dorë nga prona e tij dhe në kuadër të mbështetjes së Qeverisë sonë, do ta festojë vitin e ri në shtëpinë e tij të re. Sfidat e vitit 2024 nuk na kanë ndalur dhe na kanë forcuar, në vitin 2025 uroj të gëzojmë suksese të përbashkëta, për Republikën tonë”, thuhet në njoftim.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026