Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, thotë se raportet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani janë të mira, pavarësisht mos koordinimit rreth letrës në Këshill të Evropës.
Sipas saj, mund të ketë dallime me presidenten Osmani, pasi siç konsideron nuk ka nevojë që gjithmonë krerët e shtetit të pajtohen 100 për qind për të gjitha temat. Megjithatë ajo thekson se të gjitha dallimet janë të tejkalueshme dhe se një gjë e tillë është normale për një vend demokratik.
Ajo shton se suksesi i kësaj letre nuk u arrit dhe se e njëjta humbi vlerën e vet, por që nuk e dëmtoi shtetin dhe as strategjinë e vendit në anëtarësimin në Këshill të Evropës.
Pavarësisht kësaj, kryediplomatja kosovare thotë se dallimet me presidenten janë të tejkalueshme.