U nda nga jeta Bahrije Mustafa, gruaja e Xhemail Mustafës
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
U nda nga jeta Bahrije Mustafa, gruaja e Xhemail Mustafës
nana e besian Mustafes1234
04/06/2026 - 15:21
Linku u kopjua

Ka ndërruar jetë Bahrije Mustafa, gruaja e publicistit dhe këshilltarit politik të presidentit Ibrahim Rugova Xhemail Mustafës, i vrarë më 23 nëntor 2000 në hyrje të banesës së tij.

Lajmin për vdekjen e Bahrije Mustafës e bëri të ditur djali i saj Besian Mustafa, kandidat i LDK-së për deputet.

Sot ndërroi jetë nana, ma i dashtuni shpirt n’këtë botë. Sa të kam frymë kam me të kujtu Nanë”, ka shkruar ai.

Varrimi bëhet nesër në 16:40 në varrezat në Arbëri, Prishtinë.

Pas publikimit të këtij lajmit, ka reaguar edhe kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, i cili e ka vlerësuar të ndjerën Bahrije Mustafa si një grua me dinjitet, urtësi dhe përkushtim të rrallë.

Abdixhiku ka kujtuar se ajo mbajti me krenari kujtimin dhe veprën e bashkëshortit të saj, veprimtarit të njohur Xhemail Mustafa, duke e cilësuar si një figurë të rëndësishme të kujtesës kolektive.

“Zonja Bahrije ishte një grua e rrallë. Jeta i kishte ngarkuar mbi supe peshën e një humbjeje të madhe, por ajo kishte ditur ta shndërronte dhimbjen në dinjitet, forcë dhe përkushtim për familjen dhe vendin”, shkroi Abdixhiku.

Në emër të LDK-së, ai u ka shprehur ngushëllime familjes Mustafa, duke theksuar se shembulli i nënës së tyre do të mbetet frymëzim për të gjithë ata që e njohën.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026