Gashani pret maratonistin veteran Skënder Gashi
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Gashani pret maratonistin veteran Skënder Gashi
New Project (32)
07/05/2026 - 20:49
Linku u kopjua

Ministri në detyrë, Blerim Gashani, ka pritur sot në një takim të veçantë maratonistin e mirënjohur kosovar, Skënder Gashi.

Ky i fundit është një emër i respektuar në arenën ndërkombëtare, duke u renditur në disa lista botërore për kategorinë e moshës 70+.

Gjatë këtij takimi plot nostalgji, Gashi ndau me ministrin fotografi dhe kujtime nga dekadat e tij në rrugët e maratonave botërore.

Gashani e vlerësoi lart figurën e tij, duke theksuar se sportistët si Skënder Gashi janë prova e gjallë se disiplina dhe pasioni nuk zbehen me kalimin e viteve.

Sipas Gashani, suksesi i tij shërben si një frymëzim i fuqishëm për të gjitha gjeneratat e reja në Kosovë, duke dëshmuar se sporti është një rrugëtim jetësor që sjell shëndet dhe krenari kombëtare.

Kosovapress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026