Gashani pret delegacionin nga SHBA: Forcohet bashkëpunimi sportiv
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Gashani pret delegacionin nga SHBA: Forcohet bashkëpunimi sportiv
New Project - 2026-06-18T170520.450
18/06/2026 - 19:06
Linku u kopjua

Ministri në detyrë i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka mirëpritur një delegacion prej 30 pjesëmarrësish nga "Iowa Soccer Association" e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë sportistë të rinj, trajnerë dhe përfaqësues klubi.

Në këtë takim u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mundësitë e shkëmbimit të përvojave mes të rinjve kosovarë dhe atyre amerikanë.

Ministria ka mbështetur agjendën gjashtëditore të këtij delegacioni në Kosovë, e cila do të përfshijë takime institucionale, vizita kulturore e historike, si dhe aktivitete të përbashkëta sportive me klube dhe organizata lokale të futbollit, duke ndihmuar kështu në ndërtimin e partneriteteve të reja ndërkombëtare.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026