Fundjavë e nxehtë në Kosovë, moti ndryshon të dielën
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Fundjavë e nxehtë në Kosovë, moti ndryshon të dielën
moti vera
17/07/2026 - 18:26
Linku u kopjua

Fundjava në Kosovë do të karakterizohet nga mot i nxehtë, me diell dhe temperatura të larta, ndërsa të dielën pritet shtim i vranësirave dhe reshje të izoluara shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 31 deri në 35 gradë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.

Të dielën parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Në disa zona, vranësirat mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin ndërmjet 30 dhe 34 gradë. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026