Fundjava sjell ndeshjet e fundit për “Dardanet” në volejboll
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Fundjava sjell ndeshjet e fundit për “Dardanet” në volejboll
volejbolli-100626
18/06/2026 - 09:38
Linku u kopjua

Kombëtarja e vajzave të Kosovës në volejboll do të jetë në aksion këtë fundjavë, duke zhvilluar ndeshjet e fundit në kuadër të “CEV Volleyball European League”.

“Dardanet” do të zbresin në parket të premten, ku do të përballen me Malin e Zi, ndërsa të dielën do të kenë përballë Hungarinë. Këto dy sfida janë vendimtare për ekipin tonë, i cili synon të sigurojë pikët e para në këtë kompeticion ndërkombëtar.

Federata e Volejbollit fton të gjithë sportdashësit që të jenë të pranishëm dhe të përkrahin “Dardanet” në këto ndeshje të rëndësishme, duke kontribuar në krijimin e një ambienti motivues për ekipin kombëtar.

Kjo fundjavë premton emocione të mëdha dhe volejboll cilësor në kryeqytet, me dy ndeshjet që fillojnë nga ora 17:00.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026