Franca shpall listën e Botërorit: Mbappe brenda, Griezmann mbetet jashtë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Franca shpall listën e Botërorit: Mbappe brenda, Griezmann mbetet jashtë
Projekti Ri (18)
14/05/2026 - 21:55
Linku u kopjua

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka publikuar listën prej 26 futbollistëve të ftuar për Botërorin 2026, ku bie në sy mungesa e Antoine Griezmann dhe Eduardo Camavinga.

Për Deschamps, kjo do të jetë gara e fundit në krye të "Gjelave", ndërsa ekipi pritet të udhëhiqet nga Kylian Mbappe dhe fituesi i Topit të Artë, Ousmane Dembele.

Franca bën pjesë në Grupin I së bashku me Senegalin, Irakun dhe Norvegjinë, duke e nisur rrugëtimin e saj më 16 qershor kundër Senegalit.

Megjithëse skuadra ka në përbërje emra me përvojë si N’Golo Kante dhe Lucas Hernandez, Griezmann ka vendosur të mos e kthejë vendimin e tij për pensionim nga kombëtarja.

Skuadra e Francës për Botëror:

  • Portierë: Mike Maignan, Brice Samba, Robin Risser.
  • Mbrojtës: Lucas Digne, Malo Gusto, Lucas Hernández, Theo Hernández, Ibrahima Konaté, Jules Koundé, Maxence Lacroix, William Saliba, Dayot Upamecano.
  • Mesfushorë: N'Golo Kanté, Manu Koné, Adrien Rabiot, Aurélien Tchouaméni, Warren Zaïre-Emery.
  • Sulmues: Maghnes Akliouche, Bradley Barcola, Rayan Cherki, Ousmane Dembélé, Désiré Doué, Jean-Philippe Mateta, Kylian Mbappé, Michael Olise, Marcus Thuram.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026