Formacionet zyrtare të Veronas dhe Juventusit
Lexohet për: 2 min.
4-Juventusi
2 vite më parë
Linku u kopjua

Sot me fillim nga ora 18:30 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Veronas dhe asaj të Juventusit, e vlefshme kjo për xhiron e 14 të Serie A.

Juventusi do ta kërkojë sot me çdo kusht fitoren ndaj Veronas, e cila do të ishte e pesta me radhë në kampionatin italian, raporton KosovaPress.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Verona u mposht nga Monza me rezultat 2:0, sikurse Juventusi që e mposhti me rezultat të njëjtë Interin.

Takimi i fundit mes Juventusit dhe Veronas daton në muajin shkurt të vitit të kaluar, ku asokohe “Zonja e Vjetër” regjistroi fitore me rezultat solid 2:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lotjarëve, ku për Juventusin nuk do të paraqiten Ake, De Sciglio, Iling, Kaio Jorge, Peeters, Vlahovic, Chiesa dhe Pogba, kurse te Verona mungojnë Hrustic, Magnani, Coppola, Cortinovis, Faraoni, Ilic dhe Piccoli.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Verona (3-4-2-1): Montipo; Ceccherini, Hongla, Sulemana, Terracciano; Kallon, Lasagna; Djuric

Juventus (3-5-2): Perin; Danilo, Bonucci, Bremer; Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Kean, Milik

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025