Formacionet zyrtare të Juventusit dhe Sporting Lisbonës
Lexohet për: 1 min.
7-Juventus
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sot me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Allianz” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Juventusit dhe Sporting Lisbonës, e vlefshme kjo për ndeshjen e parë mes dy skuadrave në kuadër të çerekfinales së Ligës së Evropës.

Për ta siguruar çerekfinalen, Sportingu e eliminoi Arsenalin me rezultat të përgjithshëm 4:3, kurse Juventusi e mposhti Freiburgun 3:0 brenda dy ndeshjeve, raporton KosovaPress.

Takimi i fundit mes dy skuadrave daton në muajin tetor të vitit 2017, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 1:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Juventusin mungojnë Sandro, De Sciglio, Ihattaren dhe Kaio Jorge, kurse te Sportingu nuk do të paraqiten Braganca, Paulinho dhe Ugarte.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Juventus (3-4-3): Szczesny; Gatti, Bremer, Danilo; Cuadrado, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria, Milik, Chiesa

Sporting Lisbona (3-4-3): Adan; Coates, Inacio, St. Juste; Santos, Goncalves, Morita, Esgaio; Trincao, Chermiti, Edwards  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025