Sonte në orën 19:00, vëmendja e gjithë botës së futbollit do të jetë mbi Portugalinë, e cila nis rrugëtimin në Botërorin 2026 përballë Republikës Demokratike të Kongos.
Ky takim do të hyjë direkt në historinë e sportit, pasi shënon debutimin zyrtar të Cristiano Ronaldos në Kupën e tij të gjashtë të Botës, një arritje absolute dhe e paprecedentë në historinë e futbollit.
Në moshën 41-vjeçare, legjenda portugeze zbret në fushë si pika kryesore e sulmit të Roberto Martínezit, i gatshëm për të thyer të tjerë rekorde. Portugalia futet në këtë ndeshje si favorite absolute, e mbushur me yje në repartin ofensiv, ku pritet të kërkojë një fitore bindëse që në start.
Formacionet zyrtare:
Portugalia (4-2-3-1): Costa - Cancelo, Araujo, Veiga, Mendes - Neves, Vitinha - Silva, Fernandes, Neto - Ronaldo