Formacionet zyrtare: KF Prishtina e Re – SC Gjilani
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Formacionet zyrtare: KF Prishtina e Re – SC Gjilani
Prishtina e Re do të presë sot Gjilanin në një duel, në kërkim të tre pikëve shumë të vlefshme në garën për qëndrimin në elitë.
Vendësit e Prishtinës së Re vijnë në këtë takim me synimin e vetëm fitoren, pasi janë pa rezultate pozitive në pesë ndeshjet e fundit.
Nga ana tjetër, Gjilani dëshiron të reagojë pas humbjes së fundit në derbin lokal ndaj Dritës dhe të rikthehet te rezultatet e mira.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave mbyllte me një rezultat të ngushtë 3‑2 në favor të Gjilanit, duke shtuar rivalitetin dhe emocionet para kësaj përballjeje.
Formacionet zyrtare:
Prishtina e Re: Smakiqi; Hasanaj, Rudovic, Prekazi, Trajkovski, Doukoure, Mekic, Dobratiqi, Rushiti, Kadriu, Kargbo.
Gjilani: Kolaj; Thaqi, Krivanjeva, Adili, Ibrahimi, Morina, Boshnjaku, Bilali, Rrahmani, Bilalli, Jarovic.
Takimi fillon nga ora 15:00 dhe zhvillohet në kuadër të javës së 27‑të.
KosovaPress