Pas më shumë se një dekade pritjeje dhe spekulimesh, superndeshja mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury më në fund është bërë realitet, pasi dy boksierët kanë nënshkruar kontratën për përballjen e shumëpritur. Lajmi u konfirmua fillimisht nga Turki Alalshikh, ndërsa më pas edhe vetë Joshua e pranoi marrëveshjen, duke deklaruar se gjithçka tashmë është zyrtare.
Para kësaj përballjeje të madhe, Joshua do të rikthehet në ring më 25 korrik në Riad, ku do të përballet me boksierin shqiptar Kristian Prenga. Kjo sfidë pritet të shërbejë si test për formën e tij, në mënyrë që të hyjë i gatshëm në duelin e nëntorit.
Nëse gjithçka shkon sipas planit dhe Joshua kalon pa probleme ndeshjen e korrikut, përballja e madhe pritet të zhvillohet në nëntor, me shumë gjasa në Wembley Stadium, ndërsa transmetimi global mund të bëhet përmes Netflix, duke e kthyer këtë duel në një nga ngjarjet më të mëdha të boksit në vitet e fundit.
KosovaPress