FIFA refuzon ankesën e Belgjikës për rastin Balogun
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
FIFA refuzon ankesën e Belgjikës për rastin Balogun
New Project - 2026-07-06T200016.425
06/07/2026 - 20:00
Linku u kopjua

FIFA ka refuzuar zyrtarisht ankesën e Federatës së Belgjikës (RBFA) lidhur me të drejtën e lojës së sulmuesit të SHBA-së, Folarin Balogun, duke e lënë në fuqi vendimin që i lejon atij të luajë në 1/8 e finales së Kupës së Botës ndaj Belgjikës.

Sipas raportimit të The Athletic, Komiteti i Apelit të FIFA-s e ka shpallur kërkesën e Belgjikës si “të papranueshme”, me arsyetimin se federata belge nuk është palë në procedurë dhe nuk ka të drejtë ankese”.

Në reagimin e saj, RBFA ka deklaruar se nuk është pajisur ende me arsyetimin e plotë të vendimit dhe se po shqyrton hapa të mëtejshëm ligjorë.

Kjo lë të gjitha veprimet e mëtejshme të hapura, thuhet në komunikatën e federatës belge.

Balogun ishte përjashtuar fillimisht me karton të kuq ndaj Bosnjës, por FIFA më pas pezulloi dënimin e tij në mënyrë të përkohshme, duke e lejuar të luajë në ndeshjen vendimtare kundër Belgjikës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026