FFK organizon kamp seleksionues për talentët nga diaspora
Vendor
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
FFK organizon kamp seleksionues për talentët nga diaspora
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar organizimin e një kampi të madh seleksionues të dedikuar posaçërisht për talentet e reja të futbollit që jetojnë dhe luajnë në diasporë.
Ky kamp synon zbulimin e elementeve premtuese për t'iu bashkuar zinxhirit të kombëtareve të Kosovës në grupmoshat e reja, si te djemtë ashtu edhe te vajzat.
Më poshtë gjeni orarin e plotë sipas gjeneratave dhe të gjitha detajet që duhen për të aplikuar:
Orari i kampeve sipas grupmoshave:
- Djemtë U15 (Gjenerata 2012): 8, 9 dhe 10 korrik
- Djemtë U17 (Gjenerata 2010): 8, 9, 10 korrik dhe 3, 4, 5 gusht
- Djemtë U16 (Gjenerata 2011): 11, 12, 13 korrik dhe 3, 4, 5 gusht
- Vajzat U19 (Gjeneratat 2008, 2009): 3, 4 dhe 5 korrik
- Vajzat U17 (Gjeneratat 2010, 2011, 2012): 5, 6 dhe 7 korrik
Shënim i rëndësishëm: Kandidatët e grupmoshave U16 dhe U17 (djemtë) duhet që gjatë aplikimit të specifikojnë muajin se kur dëshirojnë të marrin pjesë (në korrik apo në gusht).
Si të aplikoni?
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë aplikimin e tyre në email adresën zyrtare:
[email protected]
Të dhënat e nevojshme për aplikim:
- Emri dhe mbiemri
- Data e lindjes
- Klubi ku aktivizohen aktualisht
- Pozita në fushë
- Numri i kontaktit
Afati i fundit për dërgimin e aplikimeve është data 20 qershor 2026.
KosovaPress