FFK mban konferencë për media para ndeshjeve miqësore
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
FFK mban konferencë për media para ndeshjeve miqësore
FFK
27/05/2026 - 15:13
Linku u kopjua

Federata e Futbollit e Kosovës do të mbajë sot me fillim nga ora 15:30 konferencën për media, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet miqësore të muajit qershor. Në konferencë pritet të jetë i pranishëm edhe përzgjedhësi Franco Foda.

Kosova në ditët në vijim do të zhvillojë dy ndeshje miqësore, fillimisht ndaj Çekisë më 31 maj dhe më pas kundër Andorrës më 7 qershor.

Gjatë konferencës pritet të publikohen detaje rreth listës së futbollistëve të grumbulluar, objektivave të ekipit dhe gjendjes së skuadrës para këtyre përballjeve.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026