Fetoshi: Rasti “Sarajeva Safari” nuk mbyllet me një artikull, e vërteta duhet të dalë nga hetimet penale
Intervista
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Fetoshi: Rasti “Sarajeva Safari” nuk mbyllet me një artikull, e vërteta duhet të dalë nga hetimet penale
safari sarajevo
28/06/2026 - 13:39
Linku u kopjua

Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, vlerëson se artikulli i publikuar nga gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung nuk mund të shërbejë si argument për të mbyllur debatin rreth rastit të njohur si “Sarajeva Safari”, duke theksuar se zbardhja e së vërtetës i takon organeve të drejtësisë dhe jo mediave.

Sipas tij, edhe pse gazetari Michael Martens ka të drejtë kur flet për standardet e gazetarisë hulumtuese, çështja nuk mund të reduktohet në dëshminë e një libri apo dokumentari.

Kjo, pasi Martens ka bërë me dije se është në përgatitje të një artikulli që dëshmon se disa libra e filma për gjahun e pasanikëve perëndimor mbi civilët boshnjak, janë të pabazuar në dëshmi bindëse. Madje, gazetari gjerman shpreh shqetësimin se me zmadhimin e paargumetuar të këtij fenomeni, po krijohet përshtypja se nuk ishi  ushtarët serbë ata që vranë civilët, por vetëm turistët e huaj.

Fetoshi, ndërkaq, insiston se edhe vet gazetari Martens e citon reporterin e të gjitha luftërave në ish-Jugosllavi, Tim Judah, i cili nuk e përjashton mundësinë që të ketë ndodhur “Sarajeva Safari”.

Tutje, Fetoshi tha se nëse provohet qoftë edhe vetëm një rast se dikush ka paguar për të vrarë civilë, atëherë kemi të bëjmë me një krim shumë të rëndë juridik dhe moral, teksa tha se pamjet që edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ishte pjesëmarrës në “Sarajeva Safari” duken mjaftë bindëse, është tepër e vështirë të provohet përfshirja e tij në këtë ngjarje.

“Sarajeva Safari” pretendohet të ketë ndodhur gjatë rrethimit të Sarajevës në mes viteve 1992-1996, ku thuhet se turistëve të huaj u ishte mundësuar gjuetia në njerëz në këmbim të pagesave. Pretendimet për këtë ngjarje morën vëmendjen e publikur ndërkombëtar në vitin 2022 në premierën e filmit dokumentar slloven “Sarajeva Safari” me regji Miran Zupaniq dhe bashkëprodhuhar nga Al Jazeera Balkans. Poashtu, për këtë veprimtari kriminale, u shkruan edhe disa libra, për të cilët Martens, ka shumë vërejtje, poashtu.

Në lidhje me këto pretendime, Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës nisi një hetim në nëntor të vitit 2022, ndërsa në nëntor të vitit të kaluar, hetim për të njëjtën ngjarje nisi edhe Prokuroria e Milanos në Itali, pasi supozohet se në “Sarajeva Safari” morën pjesë edhe qytetarë italianë.  


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026