Ferat Shala nuk do të kandidojë për deputet: PDK-së i duhet frymëmarrje e re
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ferat Shala nuk do të kandidojë për deputet: PDK-së i duhet frymëmarrje e re
ferat shala06
06/05/2026 - 16:36
Linku u kopjua

Ish-deputeti i PDK-së, Ferat Shala bën të ditur se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve të PDK-së në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 7 qershor.

Pas katër mandateve si deputet në Kuvendin e Kosovës, Shala tha se vendimi është i parevokueshëm dhe është marrë pas reflektimit për nevojën e ndryshimeve brenda partisë.

Ai theksoi se ky vendim nuk nënkupton largim nga PDK-ja, por krijim hapësire për kuadro të reja politike.

“PDK-së i duhet frymëmarrje e re politike, gjithmonë duke e ruajtur trashëgiminë dhe frymën autentike politike”, ka deklaruar Shala.

Sipas tij, PDK-ja duhet të jetë më konkurruese dhe më përfaqësuese në skenën politike, ndërsa vendi ka nevojë për energji të reja, përgjegjësi dhe orientim drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e politik.

Shala ka bërë të ditur se do të vazhdojë të jetë pjesë e strukturave të PDK-së, përkatësisht në Kryesi dhe Këshill Drejtues.

Ai falënderoi kolegët, bashkëluftëtarët, mbështetësit, votuesit e PDK-së dhe familjen për përkrahjen gjatë rrugëtimit të tij politik. Zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme do të mbahen më 7 qershor.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026