Fëmija shpëtoi në ‘çastet e fundit’ nga rënia në një vullkan në Havai
Bota
Lexohet për: 2 min.
Fëmija shpëtoi në ‘çastet e fundit’ nga rënia në një vullkan në Havai
3 ditë më parë
Linku u kopjua

Një park kombëtar në Havai ka lëshuar paralajmërim të ri për turistët pasi një fëmijë gati sa nuk pësoi duke rënë brenda grykës së vullkanit.

Incidenti ndodhi në ditën e Krishtlindjes në një zonë të mbyllur të parkut ku familjet ishin mbledhur për të parë llavën.

Djali u largua nga familja e tij dhe "në një pjesë të sekondës erdhi në buzë të një shkëmbi 120 metra të lartë", njoftoi parku kombëtar në një deklaratë.

“Nëna e tij, duke bërtitur, arriti ta kapë atë, kur fëmija ishte vetëm tridhjetë centimetra nga buza”, thuhet në deklaratë.

Kujdestarja e parkut Jessica Ferracane, e cila ishte dëshmitare e incidentit, tha për  BBC se shpreson që ndarja e detajeve të incidentit do të ndihmojnë në parandalimin e tragjedive në të ardhmen.

“Ishte në një zonë me pamje nga krateri i madh i vullkanit dhe djali nuk do t'i kishte mbijetuar rënies”, vuri në dukje Ferracane.

Kujdestarët e parkut thonë se duan t'u kujtojnë vizitorëve që të qëndrojnë në shteg dhe t'i mbajnë fëmijët e tyre afër.

“Ata që injorojnë paralajmërimet, kalojnë tabelat e ndalimit dhe hyjnë në zona të mbyllura, e bëjnë këtë me rrezik të madh”, theksuan ata.

Kilauea është një nga vullkanet më aktivë në botë dhe vazhdimisht shpërthen. Shpërthimi i tij i fundit filloi më 23 dhjetor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025