Ministri izraelit: Hamasi e Hezbollahu nuk janë më armët efektive të Iranit
Bota
Lexohet për: 1 min.
Ministri izraelit: Hamasi e Hezbollahu nuk janë më armët efektive të Iranit
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant foli në një ceremoni përkujtimore në Jerusalem.

Ai tha se Irani nuk ishte më në gjendje të përdorte efektivisht aleatin e tij Hamasin në Rripin e Gazës dhe Hezbollahun, grupin militant libanez që ai mbështet, kundër Izraelit.

“Gjatë vitit të kaluar, struktura e sigurisë e udhëhequr nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit ka kthyer valën e luftës dhe ka bërë arritje të paprecedentë në të gjitha aspektet e luftës”, tha Gallant.

Ai tha se Hamasi, grupi militant palestinez, nuk funksionon më si një rrjet ushtarak në Gaza, ndërsa komanda e lartë e Hezbollahut dhe shumica e aftësive të tij raketore janë fshirë nga faqja e dheut. Ai tha se të dy grupet "nuk ishin më armë efektive" nën kontrollin iranian.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024