Fëmija në gjendje stabile pas lëndimeve nga zjarri në një ndërtesë në Prishtinë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Fëmija në gjendje stabile pas lëndimeve nga zjarri në një ndërtesë në Prishtinë
729978976_870601022771803_3452583937141411349_n
27/06/2026 - 13:51
Linku u kopjua

Një fëmijë është në mesin e të lënduarve në zjarrin që ka përfshirë kulmin e një ndërtese në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë.

Gjendja e tij është stabile ka bërë të ditur për KosovaPress, drejtori i Emergjencës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla.

“Është trajtuar në Qendrën e Emergjencës , ende është në observim, gjendja stabile, do të transferohet në Klinikën e Kirurgjisë Plastike për vazhdim të tretmanit”, tha ai.

Ndërkaq në këtë incident, sipas drejtorit për Siguri dhe Emergjenca Lulëzim Fushtica ka mbetur i lënduar edhe një banor tjetër, si dhe pesë zjarrfikës kanë marrë lëndime të lehta gjatë intervenimeve në shuarjen e zjarrit.

Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit ku pas pranimit të informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ekipet e zjarrfikësve dhe ekipet mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ishin edhe ekipe të zjarrfikësve të Lipjanit, si dhe më vonë ka arritur edhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, për t’iu dalë në ndihmë zjarrfikësve me furnizim me ujë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026