A do të ketë koalicion LDK-LVV? Haziri: Deri më tani nuk ka pasur asnjë takim
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
A do të ketë koalicion LDK-LVV? Haziri: Deri më tani nuk ka pasur asnjë takim
haziri
29/06/2026 - 18:57
Linku u kopjua

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është pyetur edhe lidhur me raportimet mbi një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Haziri lidhur me këtë tha së as nuk kanë pranuar ndonjë ftesë e as nuk i kanë ofruar ftesë askujt.

"Më lejoni ta konfirmoj edhe një herë: as nuk kemi pasur ftesë, as nuk i kemi ofruar askujt. Parimet gjithëpërfshirëse sipas rezultatit të fundit zgjedhor e njohin të drejtën e partisë së parë dhe i njohin të drejtat tona si parti politike me peshën që e kanë dhënë qytetarët e Republikës. Takime nuk ka pasur deri tani që po flasim, sepse nuk ka pasur asnjë ftesë. Edhe ne kemi dalë me parim politik, kemi thënë që procesi politik kërkon që Kosova me vendosë normalitet dhe stabilitet institucional. Kjo është e tëra", tha Haziri.

Ai shtoi se të gjitha pjesët tjera janë spekulative sepse sipas tij, përderisa vendi është në krizë politike qëndron edhe kjo situatë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026