Të gjitha federatat sportive do të duhet të angazhojnë një zyrtar i cili do të merret me ankesat e sportistëve për dhunë apo dukuri të tjera negative në ngjarjet sportive. Kjo vjen me ndryshimet që po bëhen në Ligjin për sport.
E kjo po mirëpritet nga drejtuesit e federatave sportive në Kosovë të cilët thonë se një organ i tillë do t’ua lehtësojë sportistëve rrugën e raportimit në rastet kur diskriminohen në aktivitetin e tyre.
"Ky person që do të emërohet me siguri që duhet të jetë i komunitetit të volejbollit, të jetë adekuat dhe duhet të jetë fleksibil në mënyrë që të gjithë sportistët t’i shprehin ato shqetësimet e veta që i kanë në lidhje me ngjarjet dhe dukuritë negative në sport”, thotë Valon Nikqi, sekretar i FVK-së.
Sekretari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Nazmi Gashi konsideron se ky ligj do t’u shërbejë federatave që të jenë të hapura për raportim të rregullt të dukurive negative në ngjarjet sportive.Ndërsa, edhe pse thotë se në atletikë nuk ka pasur asnjëherë raste të dhunës fizike, kryetari i kësaj federate, Halil Sylejmani deklaron se zyrtari që do të angazhohet brenda federatave do të kujdeset që asnjë sportisti të mos i bëhet e padrejtë në cilën do garë që merr pjesë.
“Është e mirëseardhur dhe besoj që me një bashkëpunim të jashtëzakonshëm, me një mbikëqyrje apo sygjerime e këshilla të ndryshme është e mirëseardhur për çdo federatë që tani e tutje ne t’i përmbahemi atyre dispozitave të cilat janë të shkruara me përpikmëri, ta duam sportin, federatat, klubit, atletët sidomos te ne që askush mos t’i hyjë në hak askujt por ta merr atë që e meriton por edhe të jap atë që është i obliguar të jap”, thekson Sylejmani.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...