FC Prishtina përforcon mbrojtjen me transfer nga Shqipëria
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
FC Prishtina përforcon mbrojtjen me transfer nga Shqipëria
New Project - 2026-06-23T134136.292
23/06/2026 - 15:43
Linku u kopjua

FC Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e qendërmbrojtësit Anio Poçi, i cili bëhet përforcimi i dytë i skuadrës për sezonin 2026/27.

Klubi bardhekaltër njofton se Poçi vjen pas një sezoni të suksesshëm me Egnatian në Shqipëri, ku u shpall kampion dhe regjistroi 40 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa më herët ka pasur eksperiencë edhe në Greqi.

Në njoftimin zyrtar të FC Prishtinës theksohet:

Jam shumë i lumtur që jam pjesë e FC Prishtinës. Do të jap maksimumin tim për të ndihmuar ekipin të arrijë objektivat e vendosura. Me paraqitjet e mia do të mundohem të kontribuoj sa më shumë, në mënyrë që së bashku të përmbushim pritshmëritë e klubit dhe të tifozërisë.”

Klubi i ka uruar mirëseardhje lojtarit dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026