FC Mitrovica shpallet kampion dhe siguron biletën për në Ligën e Parë!
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
FC Mitrovica shpallet kampion dhe siguron biletën për në Ligën e Parë!
Pas një sezoni madhështor dhe me plot përkushtim, FC Mitrovica është shpallur zyrtarisht kampion i edicionit 2025/26.
Ky triumf i jashtëzakonshëm i stafit teknik dhe futbollistëve u kurorëzua sot me një fitore të pastër në mysafirllëk kundër FC Sharrit, me rezultat bindës 0-3, duke bërë që klubi nga edicioni i ardhshëm 2026/27 të garojë në Ligën e Parë të Kosovës.
Ndeshja u dominua tërësisht nga mitrovicasit, ku protagonist kryesor ishte Wellington Agholor Ehiabhi.
Ai hapi serinë e golave pas asistit nga Valon Dedia, ndërsa më pas asistoi vetë për golin e dytë të shënuar nga Salim Arifi.
Për të vulosur festën dhe titullin kampion u kujdes Taulant Avdyli, i cili shënoi golin e tretë pas një asistimi nga Bekim Ferizi, duke nisur kështu festën e merituar për rikthimin në një rang më të lartë të futbollit kosovar.
KoosvaPress