Falënderohen të gjithë kremtuesit e ditëlindjes së 621-vjetorit të Kryeheroit, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Falënderohen të gjithë kremtuesit e ditëlindjes së 621-vjetorit të Kryeheroit, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu
Skenderbeu1234
07/05/2026 - 18:47
Linku u kopjua

Kryetari i Këshillit Organizativ të festimit të ditëlindjes së 621-vjetorit të Kryeheroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Basri Beka, i ka falënderuar të gjithë ata që në çfarëdo forme u bënë pjesë e këtij manifestimi.
“Falënderoj secilin qytetar, sponsor, artist, aktivist, veteran, bashkëpunëtor dhe çdo shqiptar që është bërë pjesë e këtij organizimi dhe ka kontribuar në suksesin e tij”, shkroi Beka, një ditë pas shënimit të kësaj date me aktivitete të ndryshme nga Organizata “Shqiptaria” së bashku me mbështetësit dhe bashkëpunëtorët e saj.
Duke pohuar se të qenit në krye të organizimeve në nderim të Gjergjit të Madh ka qenë dhe mbetet një privilegj i veçantë, por edhe një përgjegjësi e madhe kombëtare e morale, ai shfaqi shpresën që me përkushtimin të ketë përmbushur detyrimet dhe besimin që i është dhënë në këtë rrugëtim, “duke kontribuar që kjo ngjarje tashmë tradicionale të ruajë madhështinë, dinjitetin dhe frymën kombëtare që meriton figura e Skënderbeut”.
“Lavdi e përjetshme Gjergj Kastriotit – Skënderbeut!”, e përfundoi Beka postimin e tij.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026