Një valë e fortë nxehtësie ka përfshirë Evropën Perëndimore, duke thyer rekordin e temperaturave, dhe shkaktuar dhjetëra viktima dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa vende.
Në Francë u regjistrua dita më e nxehtë që nga fillimi i matjeve moderne, me temperaturën që arriti në 44,3 gradë Celsius në jugperëndim të vendit.
Në Spanjë, dy të moshuar humbën jetën nga goditja e të nxehtit, ndërsa temperaturat kaluan 40 gradë Celsius, për disa ditë radhazi.
Italia shpalli nivelin më të lartë të alarmit për të nxehtin në 16 qytete, përfshirë Romën, Milanon dhe Firencen, ndërsa në Britani të Madhe u lëshua vetëm paralajmërimi i dytë ekstrem, për temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë. Qindra shkolla u mbyllën ose reduktuan orarin e mësimit.Sipas meteorologëve, fenomeni i rrallë atmosferik i njohur si “Omega Block” po mban të bllokuar masat e ajrit të nxehtë mbi Evropë, duke sjellë temperatura deri në 18 gradë Celsius mbi mesataren sezonale.
Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po ngrohet më shumë se dy herë më shpejt se mesatarja globale, duke rritur gjasat për episode gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive të vapës ekstreme.