Filmi më i ri “Odisea” ka zgjuar interesim të madh te publiku në Kosovë, duke mbushur sallat e Cineplexx Kosova që në natën e parë të shfaqjes, të enjten mbrëma.
Shfaqja e filmit është cilësuar si një prej ngjarjeve më të rëndësishme kinematografike të vitit, jo vetëm për shkak të interesimit të lartë të publikut, por edhe për teknologjinë e përdorur gjatë realizimit të tij.
Teknologji të cilën vetëm Cineplexx Kosova e posedon në rajon.
Përveç aspektit teknologjik dhe interesimit të madh, filmi lidhet edhe me trashëgiminë artistike të aktorit legjendar shqiptar Bekim Fehmiu, meqë e kishte luajtur rolin që tash e iu besua Matt Damon. Sipas tij, nata e shfaqjes ka shërbyer edhe si një formë homazhi për veprën dhe artin e tij.video
“Sonte e kemi natën më të madhe të kinematografisë të filmit këtë vit, e kemi shfaqjen e filmit Odisea, i cili është filmi i parë në botë i xhiruar me teknologjinë dhe kamerat IMAX. Teknologji të cilën ne me shumë krenari, jemi të vetmit në rajon që e posedojmë.. 2:57 Për neve bart edhe një krenari të veçantë për shkak që është filmi që është luajtur në vitin 1968 nga aktori legjendar Bekim Fehmiu, me të cilin ne ndjejmë shumë krenari dhe natën e sotme pak a shumë e kemi homazhë për veprën dhe artin e Bekim Fehmiut”, tha ai.
Kapuqi: Jemi me tre salla momentalisht dhe janë të gjitha të mbushura
“Filmi Odisea ka muaj të tërë që ka bërë një boom shumë të madh jo vetëm në Kosovë por gjithë botën. Ka pasur revieës dhe komente nga më të ndryshmet dhe sonte siç e patë jemi me tre salla momentalisht që po e tregojnë filmin e Odisesë dhe janë të gjitha të mbushura. Gjithashtu edhe ditëve të tjera, jemi të kënaqur me vëmendjen që e kanë ndaj filmit në sallë”, u shpreh ai.
Premierën e filmit, krahas shumë qytetarëve, e ndoqën edhe figura publike. Ndër to, edhe aktorja, njëkohësisht deputete Adriana Matoshi.
Matoshi: Kam dalur nga filmi shumë e relaksuar edhe pse ka zgjatur shumë
video
Në mbarë botën, filmi më i ri me regji të Christopher Nolanit, është shndërruar në një nga ngjarjet më të mëdha kinematografike të vitit 2026.