Eventi madhështor i Cadi Cleaning: 50 vjet sukses dhe përkushtim
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Eventi madhështor i Cadi Cleaning: 50 vjet sukses dhe përkushtim
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Më shumë se 300 persona u mblodhën në Ferizaj, më 12 dhjetor,  për të festuar 50 vjet kontribut dhe ekselencë të Cadi Cleaning. Ky përvjetor shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e kompanisë, duke kremtuar bashkë me miq dhe partnerë të saj ndër vite.

Ceremonia theksoi arritjet e deritanishme, planet për inovacione dhe zgjerimin e eksportit. Para të pranishmëve, Sadri Gashi, theksoi rëndësinë e këtij rrugëtimi gjysmëshekullor, duke thënë se Cadi Cleaning ka qenë gjithmonë simbol i punës së ndershme, përkushtimit dhe traditës familjare.

“Për mua, vëllezërit dhe sidomos babanë tonë, ky rrugëtim ka qenë shumë më tepër sesa një biznes. Ka qenë një ëndërr e ndërtuar hap pas hapi. Në këto vite “Cadi Cleaning” ka qenë një emër që përfaqëson besueshmërinë dhe përkushtimin, vlerat që ne si familje i kemi ndërtuar me pasion”, ka thënë ai.

Në këtë ngjarje të veçantë morën pjesë edhe anëtarë të tjerë të familjes dhe bashkëpunëtorë të hershëm të kompanisë, Murat Gashi, Sadri Gashi - Cadi dhe Florim Gashi, të cilët ndanë kujtime dhe reflektuan mbi sukseset dhe sfidat e kaluara.

Një moment i veçantë i mbrëmjes ishte prezantimi i një dokumentari të dedikuar, që rrëfente historinë, sfidat dhe triumfet e kompanisë ndër vite, duke evidentuar rrugëtimin nga një biznes modest familjar deri te një lider në prodhimin e fshesave dhe produkteve të pastrimit, në tregun vendor dhe ndërkombëtar.

Me këtë rast u nderuan me mirënjohje edhe 10 punëtorë të fabrikës, për përkushtimin e tyre shumëvjeçar.

“Një falënderim të veçantë do ua bëj stafit që është pjesë e jona tani po edhe ata që nuk janë më me ne. Pa stafin që ne e kemi në fabrikën tonë, ne nuk do arrinim këtu, ju përkulem tërë jetën sepse ju e meritoni më shumë se ne, faleminderit për juve”, tha Sadri Gashi- Cadi.

Eventi përfundoi me një atmosferë festive dhe mesazh shprese për vazhdimin e këtij suksesi edhe në dekadat e ardhshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025