Kosova vazhdon të ketë bilanc negativ tregtar, ani se ka një rritje të lehtë të vlerës së mallrave të eksportit. Njëkohësisht ka shënuar rritje edhe importi më 2024, krahasuar me vitin 2023.
Gjatë vitit që lamë pas, Kosova ka eksportuar mallra në vlerë 889 milionë euro, ndërsa, ka importuar 6. 38 miliardë euro.
Në bazë të të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, vendin e katërt nga produktet më të eksportuara nga Kosova e zënë mobileritë, krevatët dhe dyshekët në vlerë mbi 92 milionë euro.
Rënie e vlerës së eksportit, krahasuar me vitin 2023, vërehet te produktet e plastikës dhe mobilierive e dyshekëve.Ndërkaq, Kosova gjatë vitit 2024 ka importuar më së shumti naftë dhe vajëra, ku vlera e tyre arrin shifrën mbi 710 milionë e 300 mijë euro.
Pas kësaj, me afro 678 milionë euro, Kosova ka blerë vetura dhe mjete të tjera të transportit.
Këtu mund të shihni grafikën për eksporte dhe importe:
Si pasojë e importit të madh, Hasaj potencon se ndodh rritja e hovshme e çmimeve, duke ndikuar në ekonominë e përgjithshme të vendit.
Blendi Hasaj shton se duhet pasur kujdes me mekanizmat me të cilët përkrahen prodhimet vendore, për çka përmend se gjithçka duhet të jetë transparente.
“Ky është një kapacitet i jashtëzakonshëm që nuk besoj se ka ndodhur ndonjëherë më parë. A ka kjo lidhje me reduktimet dhe terrin që qytetarët dhe bizneset e Kosovës e përjetuan? Nuk e di”, ka shkruar Muharremi.
Ai po ashtu ka shkruar se gjurmohen eksportet, kuptohet se Kosova ka eksportuar 94 milionë euro energji elektrike gjatë dhjetorit 2024, kryesisht në Shqipëri (shumicën), por edhe në Slloveni dhe Maqedoni të Veriut.
Zyrtarë të Doganës kanë thënë për KosovaPress, se nga janari deri më 17 dhjetor më 2024, Kosova eksportoi mallra në vlerë prej 889 milionë euro e 302 mijë euro, ndërsa importi ishte 6 miliardë e 38 milionë euro.
Më 2020, vlera e eksporteve 474 milionë euro, 3 miliardë e 296 milionë importe.