Eurodeputeti gjerman për deklaratën e ministres serbe: Pres të shkarkohet, s’mund të injorohet
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Eurodeputeti gjerman për deklaratën e ministres serbe: Pres të shkarkohet, s’mund të injorohet
Gahlet123
17/07/2026 - 19:27
Linku u kopjua

Michael Gahler, eurodeputet gjerman, reagoi ndaj deklaratës skandaloze të ministres serbe, Snezhana Paunoviq se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit më 1998, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën.

“Deklarata të tilla nga ministra të një vendi kandidat për anëtarësim në BE nuk mund të injorohen. Më 11 korrik, ministrja serbe Paunoviq deklaroi në një intervistë televizive se, po të kishte qenë në vendin e Millosheviqit në vitin 1998, ‘do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën nga shqiptarët’. Pres që ajo të shkarkohet nga detyra!”,  shkroi në X Gahler.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026