Euro 2024: Qetësi para stuhisë, nesër çerekfinalet
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kanë mbetur më pak se 24 orë deri në fillimin e çerekfinaleve të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Ndeshja hapëse e fazës së çerekfinales së Euro 2024 do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00, ku në stadiumin “MHPArena” të Stuttgartit do të përballen Spanja dhe Gjermania, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, ditën e nesërme do ta përmbyllë dueli tjetër tejet interesant mes Kombëtares së Portugalisë dhe asaj të Francës.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut me fillim nga ora 21:00.

E të shtunën do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit çerekfinale të Euro 2024.

Me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Merkur Spiel-Arena” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Anglisë dhe Zvicrës, ndërkaq nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja mes Holandës dhe Turqisë në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit.

E premte (5 korrik)

18:00 Spanja – Gjermania

21:00 Portugalia – Franca

E shtune (6 korrik)

18:00 Anglia – Zvicra

21:00 Holanda – Turqia

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024