Etnik Brruti transferohet te gjiganti kroat, Hajduk Split
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Etnik Brruti transferohet te gjiganti kroat, Hajduk Split
New Project - 2026-06-15T141004.979
15/06/2026 - 16:11
Linku u kopjua

FC Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përmes faqes së tyre në Facebook se futbollisti i tyre, Etnik Brruti, ka përfunduar kontratën me klubin dhe ka bërë hapin e madh në karrierë duke u transferuar te klubi i njohur kroat, Hajduk Split.

Brruti është një produkt i pastër i akademisë së Malishevës, ku u rrit dhe u formësua si lojtar, duke dhënë një kontribut të çmuar në sukseset e klubit përgjatë tri viteve e gjysmë sa ishte pjesë e ekipit të parë.

Klubi malishevas është shprehur mjaft krenar për këtë arritje, duke e cilësuar Brrutin si një nga legjendat e tyre.

Njoftimi i FC Malishevës në Facebook:

"Jemi të lumtur gjithashtu për hapin e radhës të Brrutit – transferimin e tij te klubi i madh kroat, Hajduk Split. Brruti është produkti ynë, pasi u rrit, u formësua dhe u zhvillua në FC Malisheva, por edhe kontribuoi shumë në sukseset dhe të arriturat e klubit. Për këtë, do t’i jemi gjithmonë falënderues dhe ai do të ketë një vend të veçantë në klubin tonë, si një nga legjendat e FC Malisheva."

Në përmbyllje të njoftimit, FC Malisheva ka theksuar se ky transferim dëshmon që klubi i tyre vazhdon të jetë adresa e duhur për rritjen dhe zhvillimin e talentëve të rinj në Kosovë, duke i uruar Brrutit fat dhe suksese në ngjitjen drejt majave të futbollit evropian.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026