Vdes në QKUK e lënduara në aksidentin e pesë ditëve më parë në Mitrovicë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vdes në QKUK e lënduara në aksidentin e pesë ditëve më parë në Mitrovicë
Një grua, që kishte pësuar lëndime në një aksident trafiku I cili pati ndodhur më 17 korrik në Mitrovicën e Jugut ka vdekur si pasojë e plagëve të marra, të mërkurën.
Lajmin për largimin e saj nga jeta e ka dhënë QKUK, ndërsa e ka transmetuar policia.
Aksidenti fatal pati ndodhur kur një drejtues, nga pakujdesia, dyshohet se kishte goditur një veturë tjetër që drejtohej nga një grua.
Si pasojë e përplasjes, ishin lënduar të dy drejtuesit e automjeteve dhe katër pasagjere, të cilat ishin dërguar për trajtim mjekësor, njëra nga të cilat nuk I mbijetoi plagëve.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti tashmë po hetohet si "aksident trafiku me fatalitet". /KosovaPress/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.