Ekitike i thotë lamtumirë Botërorit, këput tendinën e akilit
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ekitike i thotë lamtumirë Botërorit, këput tendinën e akilit
Lajm i hidhur për Liverpoolin dhe kombëtaren e Francës, pasi sulmuesi Hugo Ekitike ka pësuar një lëndim të rëndë në tendinën e Akilit gjatë ndeshjes së Champions League kundër PSG-së.
Sipas raportimeve nga Sky Sports, skanimet mjekësore kanë konfirmuar këputjen e tendinës, gjë që do ta mbajë 23-vjeçarin jashtë fushave për të paktën gjashtë deri në nëntë muaj. Ky lëndim i jep fund parakohe sezonit të tij me "Reds" dhe ia shuan ëndrrën për të marrë pjesë në Botërorin e kësaj vere.
Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, u shpreh i tronditur nga ky lajm, duke e vlerësuar lart kontributin e deritanishëm të sulmuesit.
"Ky lëndim është një goditje e madhe për të, natyrisht, por edhe për ekipin e Francës. Zhgënjimi i tij është i madh, por jam i bindur se Hugo do ta rikthejë formën e tij më të mirë," deklaroi Deschamps.
Ekitike po kalonte një formë fantastike këtë sezon, duke shënuar 19 gola për klubin dhe kombëtaren që pas transferimit të tij verën e kaluar.
KosovaPress