Si pasojë e erërave të forta dhe incidenteve të paraqitura gjatë ditës së sotme, Brigada Profesionale e Zjarrfikësve, ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Ndërmarrja Publike “Gjelbër” dhe Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit kanë realizuar gjithsej 17 intervenime në territorin e Kryeqytetit dhe Fushë Kosovës, kryesisht në largimin e kulmeve, llamarinave, reklamave, tjegullave, prerje të drunjve si dhe trajtimin e rasteve të zjarreve, transmeton KosovaPress.
Rastet e intervenimit: Dardani – largim i llamarinës, Rr. “Aziz Abrashi” – largim i reklamës, Te Trafiku Urban – prerje e plepit, Rr. “Mark Isaku” – largim i llamarinës, Rr. “Muharrem Fejza” – largim i llamarinës, Te ish-Kino ABC – largim i tjegullave, Te Bosna, Kurriz – largim i llamarinës, Fshati Hajvali – intervenim në tela të rrymës, Fsharu Sinidoll – zjarr në bari të thatë.
Sipas njoftimit të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, aktualisht, dy intervenime vazhdojnë të jenë aktive dhe ekipet emergjente ndodhen ende në terren.
Në kryeqytet gjatë ditës Komuna e Prishtinës ka intervenuar në pjesë të ndryshme të qytetit, kryesisht për raste të rënies së llamarinave për shkak të erërave, por fatmirësisht nuk është raportuar ndonjë situatë serioze apo rrezik për qytetarët.