Erërat e forta që kanë kapluar Prishtinën dhe gjithë vendin kanë shtyrë institucionet lokale të përgatiten për çdo situatë.
Në kryeqytet gjatë ditës Komuna e Prishtinës ka intervenuar në pjesë të ndryshme të qytetit, kryesisht për raste të rënies së llamarinave për shkak të erërave, por fatmirësisht nuk është raportuar ndonjë situatë serioze apo rrezik për qytetarët.
Ai tha se në mëngjes kanë zhvilluar konsultime shtesë me ta dhe janë siguruar që aktualisht nuk ka arsye për panik.
“Edhe gjatë orëve të mëngjesit, por edhe pak më herët gjatë ditës, kemi zhvilluar konsultime shtesë me ta dhe jemi siguruar se aktualisht nuk ka arsye për panik. Pavarësisht kësaj, që nga mbrëmja e kaluar kemi angazhuar të gjitha strukturat relevante dhe të gjitha ekipet emergjente ndodhen në gjendje të plotë gatishmërie”, tha Fushtica.Më tej, ai njoftoi se gjatë ditës kanë pasur disa intervenime por nuk është ndonjë situatë serioze.
“Gjatë ditës kemi pasur disa intervenime në pjesë të ndryshme të qytetit, kryesisht raste të rënies së llamarinave për shkak të erërave, por fatmirësisht nuk është raportuar ndonjë situatë serioze apo rrezik për qytetarët”, shtoi ai.