Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Kupën e Botës 2026
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Kupën e Botës 2026
erdogan
31/03/2026 - 23:08
Linku u kopjua

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka reaguar pas arritjes historike të Kombëtares turke në futboll, duke përgëzuar ekipin për kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

Në një mesazh publik, Erdogan uroi “me gjithë zemër” ekipin kombëtar të Turqisë për fitoren ndaj Kosovës në finalen e play-off-it, duke siguruar kështu një vendin në Kupën e Botës 2026.

Ndërkohë Erdogan theksoi se kjo është një arritje e madhe, pasi Turqia rikthehet në këtë kompeticion pas 24 vitesh. Ai shprehu besimin se skuadra do të përfaqësojë me dinjitet flamurin kombëtar në ndeshjet e grupit kundër Australia, Paraguay dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe në fazat e mëtejshme të turneut.

“Besojmë fuqishëm se djemtë tanë do ta mbajnë lart fanellën me gjysmëhënë dhe yll, duke kaluar nga një fitore në tjetrën dhe duke e bërë kombin tonë krenar,” thuhet në mesazhin e tij”- shkroi Erdogan

Në fund, Erdogan shprehu mbështetjen dhe respektin për lojtarët, duke deklaruar simbolikisht se “i puth në ballë të gjithë sportistët tanë”.

Kualifikimi i Turqisë në Kupën e Botës konsiderohet një moment i rëndësishëm për futbollin turk dhe ka ngjallur entuziazëm të madh te tifozët në vend.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026