Epopeja e UÇK-së, nismë për takim të Këshillit Shtetëror dhe organizatave të dala nga lufta
2-Second
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Epopeja e UÇK-së, nismë për takim të Këshillit Shtetëror dhe organizatave të dala nga lufta
Nura111
24/02/2026 - 14:57
Linku u kopjua

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ngriti si çështje mospjesëmarrjen e OVL-së të UÇK-së në mbledhjen e së martës të Këshillit shtetëror për shënimin e Epopesë e UÇK-së. Sipas kryesuesit të këtij këshilli, ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, shoqatat e dala mnga lufta janë pjesë e vendimit të Këshillit dhe janë ftuar përmes adresës zyrtare. U propozua që të enjten të mbahet një mbledhje së bashku me organizatat e dala nga lufta. Nura njoftoi se çka u diskutua në këtë mbledhje, në të cilën mediat nuk u lejuan të marrin pjesë.

 “Takimi shkoi mirë, përjashtimisht e vërejta mungesën e organizatave të dala nga lufta dhe si anëtar i Këshillit e adresova si çështje dhe mora përgjigje nga kryesuesi se shoqatat janë pjesë e vendimit të Këshillit dhe janë ftuar përmes adresës. Mbetet që kryesuesi me Këshillin të mbajnë një takim të përbashkët me shoqatat e dala nga lufta”, tha Nura.

Nënkryetari I Skenderajt, Nura bëri të ditur edhe planin për organizimin e shënimit të 28- vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Kësaj radhe, një aktivitet shtesë është ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës, më 5 mars, që do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së.

“Plani është organizimi i Epopesë së UÇK-së. Është një agjendë që pjesa kryesore tashmë dihet. Për aktivitetet e tjera mbeti që në takimin e së enjtes të diskutohet më detajisht: parakalimi i FSK-së, homazhet, pjesa kryesore ceremoniale, organizimet në Skenderaj, Nata e zjarreve, por ka edhe aktivitete të tjera. Për shembull, nxënësit në shkollë ditën e parë ora e parë t’i kushtohet Epopesë në nivel nacional në të gjitha komunat, akademi zyrtare”, tha Nura.

I pyetur se pse nuk ishte pjesëmarrës kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, Nura tha se ka pasur një agjendë të ngjeshur dhe se nuk të bëjë me ndonjë arsye politike.

Nura: Kryetari Lushtaku ka pasur agjendë të ngjeshur

Video

 “Kur nuk është kryetari është nënkryetari. Ka pasur agjendë të ngjeshur. Ka mbi një dekadë që jam pjesë e këtij Këshilli. Janë ndërruar ministra e kryeministra, e di si funksionon organizimi”, shtoi Nura.

Sot u mbajt mbledhja e kryesisë së Këshillit shtetëror për organizimin e Epopesë së UÇK-së për më 5,6 dhe 7 mars.

OVL e UÇK-së reagoi për shkak se nuk ishte ftuar në këtë Këshill dhe se ka krijuar komisionin e tij për aktivitete. Këshilli, ndërkaq, e mohoi këtë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026