Një deklaratë e ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca gjatë një tubimi të Vetëvendosjes me qytetarë në Ferizaj lidhur me flokëtaret, të njohura në popull si “frizeret”, ka irrituar disa nga ushtrueset e këtij profesioni.
Kjo, meqë Konjufca flet paksa me përqeshje për këtë profesion, ani se e pranon të jetë një ndër drejtimet e reja të mësimit dual në Kosovë.
“Nuk është e drejtë, jo vetëm profesioni jonë, po asnjë fjalë derogative nuk është e drejtë. Unë mendoj që, në çdo person që është profesionist, ai duhet me u sjellë në mënyrë profesionale gjatë kryerjes së punës së vet….Edhe po, përdorimi i këtyre termave derogativë nuk është profesionale, tingëllon shumë joprofesionale. Është vendi edhe koha kur përdoren shakatë, kur përdoren terma derogativë, kur përdoren fjalë ofenduese. Nuk mendoj që është në rregull të përdoren fjalë ofenduese", tha Salihu – Uka.
Pas kësaj situate, kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilës aludohet se po I jepet epiteti i “frizerkës” ka publikuar një fotografi në ambiente të një studioje bukurie, duke potencuar se vetëm puna e dërgon Kosovën përpara dhe asnjë grua që punon nuk duhet të jetë një objekt i përqeshjes, përfshirë këtu edhe parukieret.
Me një postim nga salon parukerie reagoi edhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra, e cila theksoi se është e papranueshme që politikanë “t’i denigrojnë me gjuhë përçmuese njerëzit që fitojnë bukën me punë të ndershme”.
Mes tjerash, ai tha se kishte shpjeguar se ky profesion është përfshirë edhe në programin e arsimit dual të inauguruar nga Qeveria e Kosovës.