Mot i paqëndrueshëm, këto janë temperaturat maksimale për sot
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mot i paqëndrueshëm, këto janë temperaturat maksimale për sot
Foto Ilustruese
Mot kryesisht i vranët e me intervale të herëpashershme me diell parashihet për të shtunën (sot) në vendin tonë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë ditës, vranësirat konvektive pritet që lokalisht të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht në zona të kufizuara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri 10°C, ndërsa ato maksimale të ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18 deri 21°C, raporton KosovaPress.
Ndërkohë të dielën, parashihet mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende pritet të sjellin reshje shiu.
Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–9 gradë celcius, ndërsa ato maksimale pritet të lëvizin nga 15 deri në 17 gradë celcius.
“Gjatë intervaleve me diell, indeksi UV do të jetë i lartë. Rekomandohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell gjatë orëve të mesditës, sidomos nga ora 10:00 – 16:00”, thuhet në njoftim.
Mes tjerash, Instituti bwn tw ditur se reshjet e herëpashershme dhe temperaturat relativisht të favorshme do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e kulturave bujqësore pranverore.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.