Enver Hasani: Plani franko-gjerman nuk e përmban njohjen
Lexohet për: 2 min.
Enver-Hasani-foto-Jasir-Zeqiri-13
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka deklaruar se plani franko-gjerman nuk e ka përbrenda njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia. Hasani, u shpreh se dokumenti në fjalë e ka për bazë menaxhimin e krizës në mes të dy vendeve që të mos eskalojë situata në dhunë.

Ai theksoi se ky propozim nuk e zgjidhë problemin e Kosovës me Serbinë, derisa shoti se edhe nëse pranohet një plan i tillë, në të ardhmen do të kemi probleme të njëjta si në të tashmen. “Nuk ka njohje. Plani franko-gjerman nuk ka njohje. Ai është një dokument juridik që e transformon raportin Kosovë-Serbi, dhe dominohet nga menaxhimi i krizës”, ka thënë Hasani.

“Aty bëhet fjalë për menaxhim të krizës që mos me gjeneru në dhunë. Meqenëse po e thotë këtë teksti… pa asnjë diskutim pas një periudhe do të ballafaqohesh me të njëjtin problem i cili është sikurse ujët e detit sa më shumë e pin… është rreth që nuk mbyllet kurrë. Kjo nuk shkon duke i ikë problemit, kjo shkon për t’u ballafaqu”, vijoi Hasani.

Për Asociacionin me Shumicë të Komunave Serbe, Hasani tha se Qeveria e Kosovës duhet të dalë me propozime të saj./ Dukagjini

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024