Emërohet Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Emërohet Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit
Qeveria e Kosovës e ka miratuar propozim-vendimin për emërimin e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, raporton KosovaPress.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se propozimi i emërimit të këtij komisioni po bëhet për të garantuar zbatimin efektiv të ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit dhe mbrojtjen e të drejtave të viktimave.
“Ky mekanizëm është përgjegjës për shqyrtimin e kërkesave dhe vendimmarrjen lidhur me kompensimin e personave që kanë pësuar nga veprat penale. Emërimi i tij siguron vazhdimësinë e funksionimit të sistemit të kompensimit dhe forcimin e mbështetjes institucionale për viktimat e krimit”, tha Kurti.
Ndërsa, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se ky veprim synon të sigurojë ruajtjen e standardeve kushtetuese dhe ligjore të së drejtës dhe zbatimin e mirëfilltë të ligjeve në fuqi.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.