Emërimi i kryeprokurorit të ri, KPK premton proces të drejtë e të pavarur
Siguri
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Emërimi i kryeprokurorit të ri, KPK premton proces të drejtë e të pavarur
keshilli prokurorial
27/03/2026 - 16:48
Linku u kopjua

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi ka siguruar që kryeprokurori i ri i shtetit do të jetë produkt i një procesi të drejtë, të pavarur, të paanshëm dhe bazuar në meritokraci.

Ai tha se emërimi i kësaj pozite është kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë dhe vendor. Ndërsa, Kosova nga viti 2023 është me ushtrues detyre të kryeprokurorit të shtetit, pozitë të cilën aktualisht e udhëheqë Agron Qalaj e më parë e udhëhiqte Besim Kelmendi.

Kurse, anëtari i KPK-së, Dardan Vuniqi shprehu qëndrimin e tij lidhur me këtë pozitë, duke thënë vendimmarrja e tij do të mbështet në ligj e integritet, dhe i pandikuar nga asnjë presion çoftë i brendshëm apo i jashtëm.

Visar Krasniqi, anëtarë i Këshillit, theksoi se këtë shqetësim do ta trajtojnë me top prioritet.

Ndërsa, u zotua se do të punojnë në ndryshimet e rregullores për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit dhe kryeprokurorëve, e cila aktualisht parasheh që na panel të jenë pesë anëtarë.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Vlerësim të Performancës së Prokurorëve ku dy anëtarët Nazan Shero dhe Aleksandër Lumezi, kanë mandatë.

Për këtë, kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi tha se nuk ka bazë ligjore të zgjidhen anëtarë të rinj, por vetëm t’u rikonfirmohet anëtarëve aktual mandati i tyre.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme të KPK, u themelua edhe komisionit mbikëqyrës për monitorimin e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike që rrjedhin nga Plani Strategjik i sistemit prokurorial 2025-2027.

Kryesues i këtij Komisioni u emëruar anëtarja e KPK-së, Elza Bajrami me 5 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim. Anëtarë janë zgjedhur Shkelzen Ibrahimi, dhe Besim Kelmendi.

Gjatë kësaj mbledhje të KPK, anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Milot Krasniqi mori detyrën të  udhëheqë me grupin punës  për monitorimin e zbatimit të Planit Strategjik dhe Planit të veprimit për periudhën 2025-2027.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka miratuar kërkesën e anëtares së këtij Këshilli, Elza Bajrami për pushim t lehonisë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026