​Arrestohet 57 vjeçari i kërkuar për sulm seksual
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Arrestohet 57 vjeçari i kërkuar për sulm seksual
Policia-e-Kosoves1111
20/06/2026 - 08:56
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar nga organet e drejtësisë, i cili ishte dënuar me pesë vjet burgim për veprën penale “Sulm seksual”.

Sipas policisë, më 19 qershor 2026, rreth orës 17:10, është pranuar një informacion se personi i kërkuar ishte parë në rrugën “Jalldezë Krasniqi” në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit.

Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore kanë dalë në terren, ku kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë M.B., 57 vjeç, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër nga gjykata për vuajtjen e dënimit me burg.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme në stacionin policor në Han të Elezit, i arrestuari është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026