Rikthim emocional për Elvis Rexhbeçaj, i cili pas aventurës me Augsburgun, ka vendosur t'i bashkohet sërish klubit ku hodhi hapat e parë të karrierës, VfL Wolfsburg.
Sipas OneFootball dhe Kicker, mesfushori 28-vjeçar ka arritur një marrëveshje afatgjatë që e mban lidhur me "Ujqërit" deri në vitin 2030. Ajo që bie në sy në këtë lëvizje është besnikëria e treguar nga futbollisti, i cili ka pranuar kushtet e kontratës edhe në rast se skuadra nuk siguron mbijetesën, duke konfirmuar lidhjen e fortë me klubin ku u formua si lojtar që nga mosha 12-vjeçare.
Me eksperiencën e tij në Bundesligë dhe formën që tregoi në kualifikimet e Botërorit, sidomos me atë golin ndaj Suedisë, stabilizimi te Wolfsburgu i shërben rritjes së mëtejshme të sigurisë në radhët e "Dardanëve".
Ky "pazar" i mbyllur me sukses nga drejtori Schwegler rikthen në shtëpi një nga lojtarët më punëtorë dhe më të dashur .