E konsideruar si Karaibet Evropiane, Shqipëria është një nga destinacionet më autentike dhe të përballueshme në Evropë, plot me pasuri natyrore dhe ndikime kulturore nga Lindja dhe Perëndimi, shkruan Cristina Blanco Vázquez në një artikull të botuar në të përditshmen spanjolle “El Debate”, transmeton ATSh.
Thethi
I themeluar në shekullin e XVII nga shqiptarët katolikë që ikën nga pushtimi osman, ky fshat i vogël është një strehë e vërtetë paqeje dhe ka gjithashtu një Park Kombëtar, duke e bërë atë një domosdoshmëri nëse vizitoni vendin shqiptar.
Tirana
Kalaja bizantine e njohur si Kalaja e Justinianit është ndërtuar në vitin 1300 dhe është vendi ku kryqëzohen rrugët kryesore romake, transmeton KosovaPress.
Brenda mureve të vjetra mbrojtëse, ka shumë objekte turistike, duke përfshirë restorante dhe hotele.
Bukuria bregdetare e Vlorës
Me ujëra blu, male mbresëlënëse dhe të arritshme për të gjithë, në Vlorë ndodhen disa nga plazhet më të bukura në Evropë, duke u bërë kështu “kontinenti i Maldiveve”.
Vlora po shfaqet gjithashtu si një destinacion kulinarie: ju mund të shijoni kuzhinën italiane përtej Adriatikut, të ndërthurur me kuzhinën vendase me produkte deti të freskëta, tavë kosi.
Himara
Në këtë fshat të qetë, jeta kalon mes tavernave tradicionale greke dhe resorteve moderne, në një pasqyrim të vërtetë të Shqipërisë, e hapur ndaj potencialit të saj turistik, pa humbur nga sytë rrënjët e saj.
Opsioni më i mirë për t’u relaksuar në det është Llamani, një plazh shumë i njohur në turizmin vendas, pranë Himarës.
Berati, qyteti i një mijë dritareve
Berati ndodhet rreth 120 kilometra në jug të kryeqytetit, një qytet që shquhet për historinë e tij të pasur, arkitekturën e tij të mrekullueshme dhe vendndodhjen e tij përrallore.
Atraksioni i tij më i madh është kalaja që dominon qytetin nga kodra.
Syri i Kaltër
Vetëm 25 kilometra nga Saranda, pranë fshatit tradicional të gurtë të Musinës, burimi i ujërave të ëmbla formohet nga një liqen i vogël që i ngjan një pishine me nuanca të bukura në ngjyrë të gjelbër dhe blu.
Burimet e ujërave termale të Bënjës – Banjat e Bënjës
Ujëvara të vogla vërshojnë poshtë dhe lumi formon një kanal të përdredhur me gjarpërime poshtë luginës.
Ky është një vend i mrekullueshëm për kamping, nëse nuk e keni problem aromën e squfurit.
Në rrjedhën e sipërme mund të ecësh mbi gurë për të hyrë në kanionin e Langaricës.